Ndërlidhjet

Stambolli në ethe nga sulmet e mundshme; anulohet ndeshja e futbollit


Një nga ndeshjet derbi ndërmjet Galatasaray-Fenerbahçe, Stamboll, Maj 2013

Një nga ndeshjet derbi ndërmjet Galatasaray-Fenerbahçe, Stamboll, Maj 2013

Një ndeshje futbolli ndërmjet ekipeve turke, e planifikuar të luhej sonte në Stamboll, është anuluar dhe tifozët janë evakuuar nga stadiumi, pasi zyra e guvernatorit të Stambollit njoftoi për një sulm të mundshëm terrorist.

Anulimi i ndeshjes ndërmjet Fenerbahces dhe Galatasarayt, i planifikuar të niste në orën 8 të mbrëmjes, vjen një ditë pas një sulmi vetëvrasës në Stamboll, i cili la të vrarë katër njerëz dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Më herët gjatë ditës, Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë e ka identifikuar sulmuesin vetëvrasës të Stambollit si militant që ka lidhje me grupin e Shtetit Islamik. Ministri Efkan Ala u tha sot gazetarëve se sulmuesi është identifikuar si qytetar turk, me emrin Mehmet Oz-turk, i lindur në vitin 1992, në qytetin jugortë Gazian-tepit.

XS
SM
MD
LG