Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Biden e siguron grupin proizraelit për mbështetje amerikane


Joe Biden

Joe Biden

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka siguruar një grup proizraelit, se administrata e presidentit, Barack Obama, qëndron fuqishëm së bashku me Izraelin dhe se marrëveshja atomike me Iranin do ta bëjë rajonin e Lindjes së Mesme më të sigurt.

Gjatë një takimi të mbrëmshëm në Uashington me Komitetin e Çështjeve Amerikano-Izraelite, zoti Biden ka theksuar se “Irani është shumë më larg nga sigurimi i armatimit atomik, se sa që ishte para një viti” dhe se “nëse Irani e shkel marrëveshjen, Shtetet e Bashkuara do të veprojnë”.

Mëtutje, ai ka pranuar se populli i Izraelit ka arsye të madhe për ta pasur ndjenjën e shqetësimit, për shkak të akteve të vazhdueshme të terrorit dhe ka siguruar se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të jetë së bashku me aleatin e vet.

Zëvendëspresidenti Biden e ka dënuar çdokend që i margjinalizon grupet etnike.

“E ardhmja u takon atyre që ndërtojnë ura, e jo atyre që ngrisin mure”, tha Joe Biden.

XS
SM
MD
LG