Ndërlidhjet

Kazakistan: Fitore bindëse e partisë së presidentit


Pamje gjatë votimeve të djeshme në Kazakistan
Pamje gjatë votimeve të djeshme në Kazakistan

Autoritetet zgjedhore në Kazakistan thonë se partia, Nur Otan, e presidentit, Nursultan Nazarbaev, ka fituar 82.15% të votave në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Sipas rezultateve të para, dy partitë e tjera, që janë aleate të partisë së zotit Nazarbaev, Partia Popullore Komuniste dhe Ak Zhol, e kanë kaluar kufirin pre 7% të votave për të fituar ulëse në Mexhlis, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit të Kazakistanit, me 107 vende.

Dalja në zgjedhje ishte 77.1%.

Asnjë prej zgjedhjeve të mbajtur në Kazakistan, prej pavarësisë së fituar nga ish-Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991, nuk janë vlerësuar si korrekte ose të lira nga vendet perëndimore ose vëzhguesit ndërkombëtarë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë gjatë ditës së djeshme kanë parë mbushje të kutive të votimeve në emër të anëtarëve të familjeve, në disa rajone në gjithë gjithë Kazakistanin.

XS
SM
MD
LG