Ndërlidhjet

Dodik përuron qendrën studentore "Radovan Karaxhiq"


Milorad Dodik dhe Radovan Karaxhiq
Milorad Dodik dhe Radovan Karaxhiq

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, ka hapur të dielën në qytetin Pale, një qendër studentësh që mban emrin “Radovan Karaxhiq”.

Hapja e kësaj qendre vjen vetëm pak ditë para se Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi të shpallë vendimin për Karaxhiqin.

Karaxhiq, i cili akuzohet për organizim të krimeve serbe gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95, përballet me 11 akuza, që përfshijnë gjenocidin, vrasjen dhe përdhunimin.

Me rastin e përurimit të qendrës studentore në Pale, Dodik ka thënë se ajo i kushtohet “njeriut që pa dyshim ka vënë themelet e Republikës Serbe”.

XS
SM
MD
LG