Ndërlidhjet

Rusia kërkon takim me SHBA-në për armëpushimin në Siri


Kryengritësit në Siri duke e përcjellë konvojin humanitar në periferi të qytetit Idlib

Kryengritësit në Siri duke e përcjellë konvojin humanitar në periferi të qytetit Idlib

Ushtria e Rusisë ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara për arritje të pajtueshmërisë për mekanizmin e kontrollit të armëpushimit në Siri.

“Shtyrjet e mëtejshme në implementim të rregullave të pajtuara të reagimit ndaj shkeljeve të regjimit të armëpushimit në Siri janë të paprapnueshme”, thuhet në një dekalratë të Shtatmadhorisë së ushtrisë ruse, dhe shtohet se “banorët paqësorë vdesin për çdo ditë nga pasojat e aksioneve provokuese dhe sulmeve”.

Në deklaratë theksohet se Rusia do të veproj njëanshëm, duke filluar prej nesër, nëse nuk do të ketë përgjigje.

Armëpushimi në Siri ka filluar më 27 shkurt dhe kjo ka ndihmuar në mënyrë të rëndësishme në reduktimin e armiqësive.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, dhe Fronti Al-Nusra. i ndërlidhur me al-Kaidën, janë të përjashtuar nga armëpushimi.

Javën e kaluar, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka urdhëruar forcat ruse që pjesërisht të tërhiqen nga Siria, por tha se aksioni kundër militantëve të Shtetik Islamik, dhe al-Nusra do të vazhdoj.

XS
SM
MD
LG