Ndërlidhjet

Gjyqtari: Savchenko është bashkëfajtore në vrasje


Nadia Savchenko (me fanelë të bardhë) gjatë leximit të vendimit në gjykatë

Nadia Savchenko (me fanelë të bardhë) gjatë leximit të vendimit në gjykatë

Një gjykatë në pjesën jugore të Rusisë thotë se pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, ishte bashkëfajtore për vrasjen e dy gazetarëve të Rusisë, në pjesën lindore të Ukrainës në vitin 2014.

Sot gjyqtari, Leonid Stepanenko, e ka filluar leximin e vendimit gjyqësor.

Ai theksoi se paneli i gjyqtarëve ka gjetur se Savchenko “në mënyrë të qëllimshme kishte shkaktuar vdekjen e dy personave, duke vepruar paraprakishte me konspiracion dhe me motive të urrejtjes dhe armiqësi”.

Vendimi gjyqësor nuk është zyrtar derisa gjyqtari ta lexoj atë, por mediat shtetërore të Rusisë këto komente i kanë trajtuar si vendim për fajësi.

Savchenko i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Ajo ka thënë se ishte rrëmbyer në pjesën lindore të Ukrainës në qershor të vitit 2014, derisa luftonte në kuadër të një batalioni të vullnetarëve kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe pastaj ishte dërguar në Rusi në mënyrë ilegale.

Ajo është e akuzuar se ka vepruar si lidhje, e cila me koordinata ka ftuar për sulm me predhë, nga i cili janë vrarë dy gazetarë rusë.

XS
SM
MD
LG