Ndërlidhjet

OSBE: Votimet në Kazakistan me mungesa të standardeve demokratike


Pamje nga votimet e djeshme në Kazakistan
Pamje nga votimet e djeshme në Kazakistan

Monitoruesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thonë se zgjedhjet parlamentare në Kazakistan kishin mangësi lidhur me përkushtimet për standarde demokratike.

“Kazakistani ende duhet ta kaloj një rrugë të gjatë për plotësimin e përkushtimeve të veta, megjithqë një lloj progresi është shënuar”, tha sot Marietta Tidei, koordinatore speciale e OSBE-së për monitorimin e zgjedhjeve.

Autoritetet zgjedhore në Kazakistan thonë se partia, Nur Otan, e presidentit, Nursultan Nazarbaev, ka fituar 82.15% të votave në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Sipas rezultateve të para, dy partitë e tjera, që janë aleate të partisë së zotit Nazarbaev, Partia Popullore Komuniste dhe Ak Zhol, e kanë kaluar kufirin pre 7% të votave për të fituar ulëse në Mexhlis, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit të Kazakistanit, me 107 vende.

Dalja në zgjedhje ishte 77.1%.

Asnjë prej zgjedhjeve të mbajtur në Kazakistan, prej pavarësisë së fituar nga ish-Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991, nuk janë vlerësuar si korrekte ose të lira nga vendet perëndimore ose vëzhguesit ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG