Ndërlidhjet

Identifikohet edhe një shoqërues i Abdeslamit


Bruksel

Bruksel

Prokurorët belgë kanë thënë se kanë identifikuar edhe një shoqërues të sulmuesit të dyshuar të Parisit, Salah Abdeslam, i cili është kapur javën e kaluar.

Najim Laachraoui, 24 vjeç, është ende në arrati.

Prokurorët kanë thënë se ai ka përdorur identitet të rremë dhe se ADN-ja e tij është gjetur në shtëpitë e përdorura nga një rrjet i dyshuar xhihadist.

Abdeslam është kapur të premten në Bruksel dhe vazhdon të merret në pyetje.

Avokati i tij ka mohuar raportet e mediave belge se Abseslam do të bëhet informator në këmbim të një trajtimi më të butë.

Në sulmet e nëntorit të kaluar në Paris janë vrarë 130 veta.

Përgjegjesinë për këto sulme e ka marrë grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG