Ndërlidhjet

logo-print

Gjokoviq: Meshkujt duhet të paguhen më shumë se femrat


Novak Gjokoviq

Novak Gjokoviq

Tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq, ka thënë se tenistët meshkuj duhet të fitojnë më shumë para se femrat, pasi ndeshjet e tyre ndiqen nga më shumë njerëz.

“Paratë duhet të shpërndahen në mënyrë të drejtë, bazuar në atë se kush tërheq më shumë vëmendje, spektatorë dhe kush shet më shumë bileta”, ka thënë Gjokoviq.

Katër turnetë kryesore, Australian Open, US Open, French Open dhe Wimbledon, qysh në vitin 2007, paguajnë njëjtë si burrat, ashtu edhe gratë.

Komentet e Gjokoviqit vijnë pasi organizatori i turneut Indian Wells, Raymond Moore, ka thënë se gratë fitojnë në kurriz të meshkujve.

Megjithatë, Gjokoviq ka thënë se komentet e Mooret nuk janë korrekte.

Ka reaguar edhe tenistja numër një në botë, Serena Williams, e cila ka thënë se deklarata e Mooret është fyese.

Moore po ashtu ka kërkuar falje.

XS
SM
MD
LG