Ndërlidhjet

Erdogan: Do t’i godasim terroristët sa më fort


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të hënën se vendi i tij është duke vuajtur “një nga valët më të mëdha të terrorizmit në historinë e tij”, por është zotuar se do të shtypë xhihadistët e Shtetit Islamik (IS) dhe rebelët kurdë që qëndrojnë pas një varg sulmesh.

“Do t’i godasim këto organizata terroriste sa më fort që të jetë e mundur”, ka thënë Erdogan në një fjalim në Stamboll, dy ditë pasi një sulmues i dyshuar i IS-it ka hedhur veten në erë në një lagje të Stambollit, duke vrarë katër veta,

“Të përballur me strategji të reja të terroristëve, ne do të zhvillojmë mënyra të reja të luftimit”, ka thënë Erdogan, duke premtuar se vlerat demokratike nuk do të sakrifikohen në luftë.

Nga gjashtë sulme që kanë goditur Turqinë në tetë muajt e kaluar, duke vrarë mbi 200 veta, për katër të tilla janë fajësuar militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik, ndërsa për dy të tjera rebelët kurdë.

Turqia është pjesë e koalicionit që udhëheqin Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, por është duke luftuar edhe separatistët kurdë në juglindje të saj.

XS
SM
MD
LG