Ndërlidhjet

SHBA akuzon tre persona për shkelje të sanksioneve iraniane


Ilustrim

Ilustrim

Një burrë me nënshtetësi të dyfishtë turko-iraniane dhe dy iranianë janë akuzuar për përfshirje në transaksione prej qindra miliona dollarëve, në emër të Iranit dhe subjekteve iraniane, duke shkelur sanksionet amerikane, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Reza Zarrab, 33 vjeçar, banor i Turqisë, raportohet se është arrestuar më 19 mars dhe është paraqitur para një gjykate federale në Majami në SHBA, gjatë ditës së hënë.

Iranianët, Camila Jamshidy dhe Hossein Najafzadeh vazhdojnë të jenë të lirë.

XS
SM
MD
LG