Ndërlidhjet

AGK: Kryeministri Mustafa t’i kërkojë falje gazetarit Kajtazi


Pamje nga protesta e sotme e gazetarëve në Prishtinë

Pamje nga protesta e sotme e gazetarëve në Prishtinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka organizuar sot një protestë para objektit të Qeverisë me moton "Fol, mos u tut".

Aty, gazetarët kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa që t’i kërkojë falje gazetarit Vehbi Kajtazi, nga insajderi.com, i cili thotë se pas një shkrimi të publikuar, ka marrë një telefonatë nga kryeministri ku është fyer rëndë.

Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve, Zekirja Shabani ka thënë se gazetarët jo rrallë herë janë nën sulmet apo presionet e zyrtarëve të lartë të qeverisë.

“Mosefikasiteti i punës së gjykatave ka bërë që të na sulmojnë nëpër zyra. Janë 27 raste në vitin e kaluar që kanë ndodhur”, ka thënë Shabani.

“Presim nga kryeministri që të kërkojnë falje. Kemi bërë thirrje që të flas, të mos tutet”, ka thënë ai.

Ndërsa, autori i shkrimit për rastin e azil kërkimit të vëllait të kryeministrit, pas të cilit ai thotë se kishte pasuar fyerja, Vehbi Kajtazi ka kërkuar nga organet kompetente që të vërtetojnë pretendimin e tij për kanosje.

“Unë pres nga shteti të veprojë njëjtë qysh ka vepruar në rastin e djalit të kryeministrit. Nëse të gjithë jemi qytetarë të barabartë pres nga drejtësia që të kryen punën e vet dhe kryeministri të dal para drejtësisë”, është shprehur Kajtazi.

“Kryeministri nuk e ka mohuar, unë e kam dëshmuar që kryeministri më ka telefonuar dhe më ka fyer dhe më ka kërcënuar”, ka deklaruar ai.

Protesta ka përfunduar qetë.

XS
SM
MD
LG