Ndërlidhjet

Dita Botërore e Ujit: 650 milionë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pastër


Ilustrim
Ilustrim

Raporti i vitit 2016 i UNESCO-s dhe organizatës ndërkombëtare ‘Water Aid” tregon se 3 nga 4 vende të punës në tregun botëror (3.2 miliardë njerëz) janë mesatarisht ose shumë të varura nga qasja në ujë dhe shërbimet që lidhen me ujin.

Ky raport thekson se ‘Uji është bazik për vende pune normale dhe zhvillim të qëndrueshëm”.

Mungesa e ujit dhe e vendeve të përshtatshme të punës mund ta keqësojë nivelin e sigurisë, të ndikojnë në migrim, si dhe ta zhbëjë përparimin që është bërë në luftën kundër varfërisë.

Raporti i organizatës ndërkombëtare ‘Water Aid” tregon se, përderisa shumë e më shumë njerëz tani kanë qasje në ujë të pastën sesa në vitin 2010, 650 milionë njerëz janë lënë mbrapa, dhe për shumë prej tyre kostoja e lartë e ujit nga burime “jozyrtare” të ujit po e përkeqëson të drejtën e tyre për ujë të pastër.

Vendi me gjendjen më të keqe është Papa Guinea e Re, ku 50 litra ujë – mjaftueshëm sa për të pirë e mbajtur higjienën gjatë një dite – kushton 1.84 funta angleze.

XS
SM
MD
LG