Ndërlidhjet

Shpallet fajtore pilotja ukrainase, Nadia Savchenko


Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, 22 mars 2016

Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, 22 mars 2016

Një gjykatë ruse ka marrë sot vendim që ta shpall fajtore Nadia Savchenkon, piloten ukrainase, për bashkëfajësi në vrasjen e dy gazetarëve rusë.

Gjykatësi, Leonid Stepanenko nuk pati mundësi të përfundojë leximin e dënimit, pasi Savchenko filloi të këndonte një këngë ukrainase, duke e ndërprerë atë.

Savchenko i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Ajo ka thënë se ishte rrëmbyer në pjesën lindore të Ukrainës në qershor të vitit 2014, derisa luftonte në kuadër të një batalioni të vullnetarëve kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe pastaj ishte dërguar në Rusi në mënyrë ilegale.

XS
SM
MD
LG