Ndërlidhjet

Netanyahu shpreson se SHBA do ta refuzojë rezolutën e OKB-së për Palestinën


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë sot se ai shpreson që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të refuzojnë çdo lëvizje drejt një rezolute të Këshilit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila mbështet shtetësinë e Palestinës.

“Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit që i bën presion Izraelit, do ta vështirësonte edhe më tej pozitën e Palestinës, dhe si rrjedhojë do t’i mbyste mundësitë për paqe edhe për shumë vjet të tjera. Dhe kjo është arsyeja pse unë shpresoj që Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë pozitën e tyre të gjatë për të refuzuar një rezolutë të tillë”, tha ai gjatë një takimi në Washington, përmes lidhjes satelitore.

Netanyahu gjithashtu tha se ai është gati t’i fillojë bisedimet “menjëherë, pa parakushte” për një zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinez, por tha se presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, nuk e përkrah një ide të tillë.

XS
SM
MD
LG