Ndërlidhjet

Bashkësia Islame e Kosovës dënon aktet terroriste në Bruksel


Ilustrim

Ilustrim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka dënuar aktet terroriste që ndodhën sot në Bruksel, ku humben jetën qytetarë të pafajshëm, duke u solidarizuar me popullin dhe shtetin belg.

“Lusim Zotin që njerëzimi mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme”, thuhet në komunikatën e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Aktet e tilla, të cilat sjellin viktima, terror e dhunë, vijon komunikata, “janë vepra antinjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerëzimin, para të cilave bota nuk duhet të dorëzohet e gjunjëzohet”.

“Sot në Bruksel edhe njëherë u atakuan qytetarët e pafajshëm, jeta e tyre si dhe vlerat qytetëruese e civilizuese të njerëzimit”, theksohet në reagim.

“Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar të gjithë, pavarësisht ku ndodh ajo.

Në këto momente të rënda solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen e pikëllimin me popullin mik belg, familjarët e viktimave të cilat sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt”, thotë BIK.

XS
SM
MD
LG