Ndërlidhjet

logo-print

Kosova vendos reciprocitet kundër Serbisë


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Ministrja e tregtisë dhe industrisë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.

Përmes një njoftimi në profilin e saj në Facebook, ministrja Bajrami, ka treguar se vendimi vjen pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme.

“Nga sot, Kosova nuk do t’i njohë dokumentet e njejta të lëshuara nga Serbia. Vendimi ka nisur të zbatohet nga Dogana e Kosovës, nga mbrëmë në orën 24:00”, ka thënë Bajrami.

Autoritetet e Serbisë disa herë kanë vepruar në kundërshtim me Marrëveshjen për tregti të lirë me vendet e rajonit, (CEFTA).

Në vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për tri vjet radhazi, Serbia nuk u kishte lejuar produktet kosovare të hyjnë në tregun e saj.

Kurse, në vitin 2011, si masë reciprociteti autoritetet kosovare kishin bllokuar produktet e Serbisë.

Po ashtu, Serbia nuk ka respektuar edhe marrëveshjet e tjera ekonomike, që ishin arritur në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

XS
SM
MD
LG