Ndërlidhjet

SHBA: Thirrje Rusisë për përmbajtje në Siri


Koleneli Steve Warren

Koleneli Steve Warren

Ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka bërë thirrje Rusisë që të mos ndërmerr ndonjë aksion të njëanshëm në Siri, në përgjigje të shkeljeve të armëpushimit.

Koloneli Steve Warren, zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që ndërmerr sulme kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik dhe forcat e tjera ekstremiste islamike në Siri, tha mbrëmë se “ne në tërësi presim që Rusia të përmbahet nga aksionet e njëanshme dhe të përgjigjet në kundër-propozimet tona” lidhur me shkeljet e armëpushimit në Siri.

Ushtria e Rusisë dje ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara për arritje të pajtueshmërisë për mekanizmin e kontrollit të armëpushimit në Siri.

“Shtyrjet e mëtejshme në implementim të rregullave të pajtuara të reagimit ndaj shkeljeve të regjimit të armëpushimit në Siri janë të papranueshme”, thuhej në një deklaratë të Shtatmadhorisë së ushtrisë ruse.

Në deklaratë, poashtu, theksohej se Rusia do të vepronte njëanshëm, duke filluar prej sot, nëse nuk do të ketë përgjigje.

Armëpushimi në Siri ka filluar më 27 shkurt dhe kjo ka ndihmuar në mënyrë të rëndësishme në reduktimin e armiqësive.

XS
SM
MD
LG