Ndërlidhjet

Kirgizi: Mijëra policë janë vendosur para protestës së opozitës


Pamje e policisë në qendër të qytetit Osh në Kirgizi

Pamje e policisë në qendër të qytetit Osh në Kirgizi

Afro 3 mijë policë janë vendosur në qytetin jugor Osh në Kirgizi, disa ditë para protestës kundër qeverisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Osh, Jenish Ashyrbaev, i tha Radios Evropa e Lirë, se policëve në qendër të Oshit sot u janë bashkuar edhe afro 2 mijë vullnetarë.

Sipas këtij zëdhënësi, vendosja e numrit shtesë të policëve dhe vullnetarëve në qendër të qytetit, është “zhvillim i planifikuar për ushtrimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale” të parapara për 27 mars.

Më herët, grupet opozitare i kanë shpallur planet për mbajtjen e një proteste masive në këtë qytet më 24 mars.

Sot afro 700 mbështetës të opozitës janë tubuar në qytetin tjetër jugor, Kerben, me ç’rast e kanë kritikuar qeverinë për “paaftësinë” e saj për zgjidhjen situatës së tensionuar përgjatë segmentit kontestues kufitar ndërmjet Kirgizisë dhe Uzbekistanit.

XS
SM
MD
LG