Ndërlidhjet

Ukrainë: Gazetari i njohur varroset 16 vjet pas vrasjes


Pamje e qendrës së Kievit në Ukrainë

Pamje e qendrës së Kievit në Ukrainë

Trupi i pajetë i gazetarit ukrainas, Heorhiu Gongadze, është varrosur sot në Kiev, pothuajse 16 vjet pasi ishte vrarë.

I ndjeri Gongadze, që i ka zbuluar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë politik, ishte rrëmbyer në shtator të vitit 2000 dhe trupi i pajetë i tij është gjetur më vonë në periferi të kryeqytetit Kiev.

Presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Leonid Kuchma, ishte akuzuar për involvim në këtë vrasje, në bazë të audio incizimeve sekrete të kryera në zyrën e tij.

Prokurorët e patën akuzaur zotin Kuchma për involvim në këtë rast në vitin 2011, por gjykata i hodhi poshtë akuzat kundër tij.

Në vitin 2008, tre ish-policë janë dënuar me burgim të gjatë për vrasjen e gazetarit Gongadze.

Në vitin 2012, ish-zyrtari i lartë i policisë, gjenerali Oleksiy Pukach, është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak se ia kishte zënë frymën deri në vdekje, gazetarit Gongadze.

XS
SM
MD
LG