Ndërlidhjet

Rusi – Finlandë: Pakënaqësi për rënie të tregtisë


Vladimir Putin (djathtas) dhe Sauli Niinisto gjatë takimit të sotëm afër Moskës

Vladimir Putin (djathtas) dhe Sauli Niinisto gjatë takimit të sotëm afër Moskës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se askush nuk është i kënaqur me rënien e tregtisë ndërmjet Rusisë dhe Finalndës, pas takimit të tij me presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto.

Sipas zotit Putin, rënia e tregitës dhe raporteve ekonomike ka ndodhur për disa shkaqe, përfshirë sanksionet e imponuara nga Bashkimi Evropian dhe Rusia kundër njëri-tjetrit, dhe “rënien e përgjithshme në aktivitetin ekonomik në botë dhe Evropë”.

Rënia në tregti gjatë dy viteve të kaluara ishte e madhe, kështu që Rusia tashmë nuk është partneri kryesor tregtar i Finlandës.

Presidenti finlandez, Sauli Niinisto, tha se nevojitet bashkëpunim më i madh për fluksin e migrantëve nga Rusia në Finlandë.

Putin dhe Niinisto janë takuar disa herë dhe Kremlini tha se të dy presidentët rregullisht bisedojnë me telefon.

XS
SM
MD
LG