Ndërlidhjet

Kerry në Moskë, bisedime për Sirinë dhe Ukrainën


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të qëndrojë sot dhe nesër në Moskë, për bisedime me homologun rus, Sergei Lavrov, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Procesi i paqes në Siri dhe ai në Ukrainë janë në krye të agjendës.

Kerry po ashtu pritet të ngrejë rastin e Nadia Savchenkos, një pilote ukrainase, e cila është dënuar nga autoritetet ruse me 22 vjet burgim, pasi është shpallur fajtore për vrasje.

Shtetet e Bashkuara thonë se këto akuza janë false.

XS
SM
MD
LG