Ndërlidhjet

Gjermania arreston tre kosovarë; dyshohet se planifikonin sulm


Forca të armatosura gjermane
Forca të armatosura gjermane

Policia gjermane ka arrestuar tre persona me një makinë me targa belge, pranë kufirit me Austrinë, dhe është duke hetuar nëse ata kanë planifikuar një sulm, ka thënë një zëdhënë i policisë.

Tre të dyshuarit nga Kosova janë arrestuar të martën, përpara sulmeve në Bruksel, të cilat kanë lënë të vrarë 34 veta.

Arrestimi është bërë në një autostradë në jug të Bavarisë, pas një informacioni nga zyrtarë të inteligjencës.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se, deri më tash, nuk ka indikacione se tre të dyshuarit kanë lidhje me sulmet në Bruksel, por ka shtuar se një gjë e tillë nuk mund të përjashtohet.

Gjermania ka rritur masat e sigurisë në aeroporte, stacione të trenave dhe në kufijtë me Belgjikën, Francën, Holandën dhe Luksemburgun, pas sulmeve të së martës në Bruksel.

XS
SM
MD
LG