Ndërlidhjet

Franca kërkon forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së


Bruksel, Belgjikë, 23 mars 2016.

Bruksel, Belgjikë, 23 mars 2016.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë se kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian duhet të forcohen urgjentisht, pas sulmeve të së martës në Bruksel.

“Vigjilenca e shtuar është e nevojshme për të ndaluar njerëzit që të hyjnë në Evropë me pasaporta false. Shteti Islamik ka vjedhur një numër të madh të pasaportave në Siri”, ka thënë Vallas për radion franceze.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Bruksel, të cilat kanë lënë të vrarë 34 veta dhe të plagosur rreth 250.

Sulmet kanë ndodhur katër ditë pas arrestimit të Saleh Abdeslamit në Bruksel.

Hetuesit dyshojnë se Abdeslam ka qenë i përfshirë në sulmet terroriste në Paris, nëntorin e kaluar.

Dy persona që kanë hedhur veten në erë në Paris, kanë pasur pasaporta false të Sirisë.

Nga sulmet në kryeqytetin e Francës kanë humbur jetën 130 veta.

XS
SM
MD
LG