Ndërlidhjet

Rriten masat e sigurisë në Republikën Çeke


Ilustrim, Aeroporti i Pragës, foto nga Arkivi
Ilustrim, Aeroporti i Pragës, foto nga Arkivi

Shërbimet e sigurisë në Republikën Çeke janë duke punuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kryeministri Bohuslav Sobotka ka shpallur nivelin e parë të kërcënimit nga terrorizmi.

Ministria e Brendshme e Çekisë ka thënë se nuk ka ndonjë informacion specifik se Çekia mund të jetë shënjestër e radhës e sulmeve terroriste dhe se të gjithë hapat janë vetëm parandalues.

Policia ka rritur sigurinë në Aeroportin e Pragës dhe në stacionet e metrosë, pas sulmeve të së martës në Bruksel, të cilat kanë lënë të vrarë 34 veta.

Siguria është rritur edhe në aeroportet e tjera ndërkombëtare në Çeki, ndërsa fluturimet nga Belgjika dhe Franca kontrollohen në mënyrë të veçantë.

Ministria e Jashtme e Çekisë ka thënë se nuk ka ndonjë informacion nëse shtetas çekë janë vrarë ose plagosur nga shpërthimet në Bruksel.

XS
SM
MD
LG