Ndërlidhjet

Lavrov: Turqia po shtyp kurdët


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Rusia ka akuzuar Ankaranë për shtypjen e organizatave kurde në Siri dhe Turqi, me pretekstin se lufton kundër terrorizmit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se trafiku ilegal përtej kufirit Turqi-Siri ka rënë në mënyrë dramatike prejse Rusia ka nisur operacionet ushtarake në Siri në shtator të vitit 2015.

Lavrov ka bërë thirrje për zbatimin e plotë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat kërkojnë ndërprerjen e tregtisë së objekteve dhe naftës me grupin militant Shteti Islamik dhe ndalimin e kalimit të “terroristëve” në Siri.

Forcat e armatosura të Turqisë, ndërkohë, kanë thënë se avionët e tyre kanë kryer sulme kundër grupit militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit në veri të Irakut dhe pranë qytetit turk, Semdinli.

XS
SM
MD
LG