Ndërlidhjet

logo-print

Prokurori publikon shifrat zyrtare të viktimave në Bruksel


Aeroporti Zaventem i Brukselit

Aeroporti Zaventem i Brukselit

Prokurori federal i Belgjikës ka konfirmuar se 31 njerëz kanë vdekur dhe 271 të tjerë janë plagosur nga sulmet e së martës në Bruksel.

Prokurori Frederic Van Leeuw ka thënë se dy nga autorët e sulmeve në aeroport dhe në një stacion të metrosë janë identifikuar si vëllezërit Khalid dhe Brahim el-Bakraoui.

Transmetuesi RBTF ka cituar një burim të policisë të ketë thënë se Brahim ka qenë sulmuesi vetëvrasës në aeroportin Zaventem, ndërsa Khalid në stacionin e metrosë Maelbek.

Prokurori ka thënë se dy të dyshuar të tjerë, që janë kapur nga kamerat e sigurisë, nuk janë identifikuar ende.

Belgjika ka nisur sot tre ditët e zisë kombëtare për viktimat.

XS
SM
MD
LG