Ndërlidhjet

Papa lutet për viktimat e sulmeve në Bruksel


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku ka bërë thirrje për “dënim unanim” të sulmeve ekstremiste në Bruksel dhe gjetkë.

Papa është drejtuar sot para mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, me lutje të heshtur për viktimat e sulmeve në kryeqytetin belg.

“U bëj thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që të bashkohen në dënimin unanim të këtyre gjërave të neveritshme që shkaktojnë vetëm vdekje, terror dhe horror”, ka thënë Papa.

Ai u ka kërkuar njerëzve që të vazhdojnë të luten, të ngushëllojnë ata që vujanë dhe “të kthejnë zemrat e atyre njerëzve të verbuar nga fundamentalizmi mizor”.

Sot, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Romë ka lëshuar një alarm udhëtimi, duke këshilluar për kujdes të veçantë gjatë festave fetare.

Këtë fundjavë festohen Pashkët.

Lexoni edhe këtë:

Prokurori publikon shifrat zyrtare të viktimave në Bruksel

XS
SM
MD
LG