Ndërlidhjet

Kerry arrin në Moskë, do të takojë edhe Putinin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Rusi për bisedime rreth Sirisë dhe Ukrainës.

Kerry do të takojë në Moskë ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ai po ashtu do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kerry pritet të ngrejë edhe rastin e Nadia Savchenkos, një pilote ukrainase, e cila është dënuar nga autoritetet ruse me 22 vjet burgim, pasi është shpallur fajtore për vrasje.

Shtetet e Bashkuara thonë se këto akuza janë false.

XS
SM
MD
LG