Ndërlidhjet

Ukrainë: Diskutohen sanksione kundër rusëve për Savchenkon


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, thotë se e ka ftuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar lidhur me sanksione kundër zyrtarëve rusë të involvuar në dënimin e pilotes ukrainase, Nadia Savchenko.

Dje, një gjykatë ruse e ka dënuar Savchenkon me 22 vjet burg lidhur me akuzat për përfshirje në vrasjen e dy gazetarëve rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Pas shpalljes së vendimit gjyqësor, Poroshenko tha se është gati për shkëmbimin e pilotes Savchenko për dy rusë, që ishin zënë gjatë luftimeve në pjesën lindore të Ukrainës, për të cilët autoritetet ukrainase besojnë se janë ushtarë rusë.

Duke folur sot para gazetarëve në qytetin Harkov, zoti Poroshenko tha se shkëmbimi do të ishte i mundshëm vetëm pasi vendimi për Savchenkon të bëhet i plotfuqishëm, duke pasur parasysh periudhën prej 10 ditëve për apelim.

Nadia Savchenko tha se ajo nuk do të ankohet kundër vendimit, pasi nuk e njeh gjykatën ruse dhe as të drejtën e saj për të mbajtur proces kundër saj.

XS
SM
MD
LG