Ndërlidhjet

SHBA: Evakuim i shkurtër në aeroportin e Atlantës


Pamje e pjesëtarëve të policisë në aeroportin ndërkombëtar të Atlantës në Shtetet e Bashkuara

Pamje e pjesëtarëve të policisë në aeroportin ndërkombëtar të Atlantës në Shtetet e Bashkuara

Udhëtarët në një terminal në aeroportin e Atlantës në Shtetet e Bashkuara janë evakuuar sot për një kohë të shkurtër, pasi është parë një pako e dyshuar.

Udhëtarët pas pak kohe janë lejuar të kthehen në terminal, pasi ekipet e specializuara e kanë shpallur të sigurt gjendjen.

Aeroporti ndërkombëtar, Hartsfield –Jackson, në Atlanta, është aeroporti më i ngarkuar në botë, me 101.5 milionë udhëtarë të regjistruar në vitin 2015.

Evakuimi i sotëm u bë një ditë pasi nga sulmet terroriste në aeroport dhe metro të qytetit të Brukselit janë vrarë së paku 31 vetë dhe plagosur qindra të tjerë.

XS
SM
MD
LG