Ndërlidhjet

Rusia e akuzon Ukrainën për dështim në zbatim të armëpushimit


Pamje nga konferenca e sotme e përbashkët për gazetarë e ministrave Steinmeier (majtas) dhe Lavrov
Pamje nga konferenca e sotme e përbashkët për gazetarë e ministrave Steinmeier (majtas) dhe Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e ka akuzuar qeverinë e Ukrainës se ka dështuar në implementimin e marrëveshjes për armëpushim në pjesën lindore të Ukrainës, që ishte arritur në Minsk të Bjellorusisë.

Zoti Lavrov, që sot në Moskë është takuar me ministrin e jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u tha gazetarëve se mosveprimi i qeverisë së Ukrainës në Kiev ishte pengesë kryesore për zgjidhje paqësore në pjesën lindore të Ukrainës.

Marrëveshja e Minskut, e nënshkruar në shkurt të këtij viti, ka ndihmuar në reduktimin e luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, por ka pasur përleshje sporadike.

Ministri Steinmeier ka kërkuar nga të dy palët ta respektojnë marrëveshjen, duke tërhequr vërejtjen se në të kundërtën mund të ketë përshkallëzim të konfliktit.

XS
SM
MD
LG