Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Për 4 ditët e festës mbyllet Bregu Perëndimor


Forcat izraelite në Bregun Perëndimor pas një incidenti

Forcat izraelite në Bregun Perëndimor pas një incidenti

Ushtria e Izraelit ka imponuar mbyllje katërditëshe të Bregut Perëndimor, duke ua ndaluar palestinezëve hyrjen në Izrael gjatë festës hebreje, Purim.

Ushtria tha se mbyllja fillon sot herët dhe do të përfundoj të shtunën në mesnatë.

Autoritetet e Izraelit konsiderojnë se festat hebreje janë kohë të mundshme për sulme të palestinezëve dhe rregullisht e mbyllin kufirin gjatë festave, raporton AP nga Jerusalemi.

Kjo festë hebreje po shënohet në periudhën e valës gjashtëmujore të dhunës nga e cila janë vrarë 28 izraelitë dhe 2 amerikanë.

Janë vrarë afro 185 palestinezë nga të shtënat e izraelitëve gjatë kësaj periudhe.

Për këtë dhunë Izraeli e fajëson fushatën palestineze të nxitjes.

Palestinezët thonë se sulmet janë pasojë e frustrimit për mosarritjen e shtetësisë.

XS
SM
MD
LG