Ndërlidhjet

logo-print

Edhe disa organizata humanitare bojkotojnë kampet e migrantëve në Greqi


Ilustrim

Ilustrim

Më shumë agjenci që ndihmojnë arritjen e migrantëve në Greqi thonë se i janë bashkuar bojkotit në qendrat e paraburgimit.

Organizatat për të drejta të njeriut kanë kritikuar një marrëveshje ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, për ta përshpejtuar regjistrimin e aplikacioneve për azil. Migrantët me aplikime të refuzuara do të kthehen prapa në Turqi.

Agjencitë humanitare thonë se bashkëpunimi në qendrat e paraburgimit në Greqi do t’i bënte ato “bashkëfajtore” të një praktike “të padrejtë dhe jonjerëzore”.

Gjatë ditës së djeshme, agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, dhe “Mjekët pa Kufij”, njoftuan se do ta ndalnin asistencën.

Ndërsa sot, atyre u janë bashkuar edhe Komiteti Ndërkombëtar për Shpëtim dhe Këshilli Norvegjez për Refugjatë.

Janë më shumë se 50 mijë migrantë të ngujuar në Greqi, shumica prej të cilëve nuk ndodhen në kampe, pasi shumica kishin arritur para marrëveshjes së re të BE-së, e cila hyri në fuqi më 20 mars.

Më shumë se 147 mijë njerëz, shumica nga Lindja e Mesme dhe Azia, kanë arritur në Greqi, përmes detit, këtë vit.

XS
SM
MD
LG