Ndërlidhjet

logo-print

Rusia thotë se ka njësi të forcave speciale në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë i ushtrisë ruse ka thënë se Rusia ka një njësi të forcave speciale në Siri, e cila po merret me zbulim dhe ‘çështje të tjera të veçanta’.

“Unë nuk do ta fshehë faktin se në territorin e Sirisë ekziston një divizion i forcave tona speciale”, i ka thënë sot agjencisë Interfax Alexander Dvornikov, një komandant i kontigjentit rus në Siri.

Presidenti rus, Vladimir Putin javën e kaluar urdhëroi tërheqjen e disa aeroplanëve ushtarakë nga Siria, por tha se sulmet kundër grupit të Shtetit Islamik dhe Frontit Al-Nusra do të vazhdojnë.

“Ata merren me zbulimin e caqeve për sulmet ruse; ata merren me udhëzimin e caqeve në zona të largëta dhe kryejnë detyra të veçanta”, tha komandanti rus.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur forcat qeveritare siriane dhe aleatët e tyre kanë përparuar drejt qytetit të Palmyrës.

Militantët e Shtetit Islamik e kanë pushtuar Palmyrën në maj të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG