Ndërlidhjet

logo-print

Obama thotë se IS-i nuk përbën kërcënim për SHBA-në


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se grupi i Shtetit Islamik nuk përbën rrezik ekzistencial për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se grupe të tilla nuk mund ta shkatërrojnë ose mposhtin Amerikën dhe se ato nuk prodhojnë asgjë.

Obama tha se organizata terroriste përbëhet nga vrasës mizorë, të cilët e kanë prishur një prej religjioneve më të mira në botë. Ai tha se qëllim parësor i grupit të Shtetit Islamik është që të përhapë frikë dhe t’i përçajë shoqëritë e civilizuara.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që shoqëritë të mos përgjigjen me frikë.

Obama i dha këto komente gjatë një konference për medie me presidentin e Argjentinës, Mauricio Macri, një ditë pasi Shteti Islamik mori përsipër sulmet në Bruksel, që lanë të vrarë mbi 30 persona.

XS
SM
MD
LG