Ndërlidhjet

logo-print

Kerry viziton të premten Brukselin


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do ta vizitojë Belgjikën të premten, për ta theksuar përkrahjen amerikane për hetimet që lidhen me sulmet e së martës në Bruksel, ka njoftuar sot një zëdhënës i tij.

“Ai do të përsërisë mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e Belgjikës për t’i hetuar këto sulme, e po ashtu edhe në përpjekjet ndërkombëtare për ta ndalur ekstremizmin e dhunshëm”, ka thënë zëdhënësi John Kirby.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmën e tyre për hetimet e shpërthimeve në aeroportin e Brukselit dhe atë të metrosë, nga të cilat mbetën të vrarë të paktën 31 persona e më shumë se 250 të tjerë të plagosur.

Kriby tha se Kerry do të takohet me zyrtarët belgë dhe ata të Bashkimit Evropian, gjatë qëndrimit në Bruksel.

XS
SM
MD
LG