Ndërlidhjet

Biden dhe Jahjaga: Urgjentisht të nis dialogu ndërmjet partive politike


Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden ka pritur në një takim presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Sipas një njoftimi të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se Biden dhe Jahjaga janë pajtuar për nevojën urgjente që ka vendosja e dialogut ndërmjet partive politike në Kosovë. Po ashtu, nga subjektet politike kërkohet të mbështesin dialogun paqësor dhe të punojnë brenda Kuvendit të Kosovës për të zgjidhur në mënyrë demokratike çështjet dhe për të shtyrë përpara reformat që kanë si qëllim adresimin e nevojave të qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Presidentës së Kosovës, mes tjerash thuhet se Jahjaga ka shprehur zotimin se institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë të përkushtuara të vazhdojnë dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Presidentja Jahjaga e theksoi edhe kontributin e Republikës së Kosovës për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, në veçanti me përballjen me fenomenin e luftëtarëve të huaj, qytetarë të Kosovës që u janë bashkangjitur organizatave terroriste në Siri dhe Irak”, thuhet në komunikatë.

Kosova, sipas Jahjagës, ka qenë e pakompromis në qasjen e saj ndaj kësaj sfide dhe se ka ofruar një partneritet të gjerë me shtetet rajonale për ta adresuar këtë kërcënim.

“Presidentja Jahjaga falënderoi personalisht Zëvendëspresidentin Biden për përkrahjen personale për Kosovë dhe theksoi se ndihet krenare që në mandatin e saj si Presidente e vendit ka forcuar miqësinë dhe partneritetin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksohet në komunikatë.

Vizita në e Jahjagës në Shtetet e Bashkuara, pritet te jetë e fundit në mandatin e saj pesë vjeçar si presidente e Kosovës.

XS
SM
MD
LG