Ndërlidhjet

Njëri prej sulmesve të Brukselit, i përfshirë edhe në sulmet e Parisit


Najim Laachraoui
Najim Laachraoui

Personi që dyshohet se ka krijuar bombat e sulmeve të nëntorit në Paris është njëri nga dy sulmesit vetëvrasës që goditën aeroportin e Brukselit, kanë thënë zyrtarët evropianë, duke sugjeruar se sulmet përfshijnë celulën e njejtë të Shtetit Islamik.

Autoritetet belge, franceze dhe evropiane i kanë thënë agjencisë së lajmeve AFP se ADN-ja eNajim Laachraoui është verifikuar nga mbetjet pas shpërthimeve në aeroport, të ditës së martë.

Zyrtarët thanë se ata kanë qenë duke e kërkuar Laachraouin që nga java e kaluar, nën dyshimet se ai ishte njëri nga bashkëpunëtorët e Salah Abdeslamit, i cili u arrestua më 18 mars.

Laachraoui, 24 vjeçar, një maroken i lindur në Belgjikë, besohet se i kishte krijuar jelekët me bomba, që u përdorën në sulmet e Parisit të vitit të kaluar, ku mbetën 130 njerëz të vrarë, pasi ADN-ja e tij ishte gjetur në të gjithë jelekët, e po ashtu edhe në apartamentin në Bruksel, ku ata ishin punuar.

Përfshirja e tij sugjeron se sulmet në Bruksel dhe Paris janë kryer nga “ekipa e njejtë”, ka thënë senatorja Nathalie Goulet, kryesuese e komisionit parlamentar që merret me studimin e rrjeteve xhihadiste, raporton AFP.

XS
SM
MD
LG