Ndërlidhjet

logo-print

SHBA kërkon nga bizneset të mos i shkelin sanksionet ndaj Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar bizneset dhe bankat që duhet të jenë të kujdesshme për të mos i shkelur sanksionet që SHBA vazhdon t’i ketë të vendosura ndaj Iranit.

“Amerikanët nuk duhet të përfshihen në aktivitete komerciale në Iran. Kompanitë amerikane nuk blejnë naftë iraniane dhe këtë gjë nuk po e bëjnë që dy dekada. Kjo pjesë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Chris Backemeyer, një koordinator i politikave amerikane të sanksioneve, i cili kishte ndihmuar në krijimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, e cila ndikoi në largimin e shumë sanksioneve ndaj këtij vendi.

Ai tha se kompanitë me bazë amerikane, me degë jashtë shtetit, potencialisht mund të bëjnë marrëveshje me Iranin, por vetëm nëse transaksionet realizohen përmes bankave të huaja.

XS
SM
MD
LG