Ndërlidhjet

Familjarët shënojnë 1 vjetorin e rrëzimit të aeroplanit të Germanwings


Mbetjet e aeroplanit Airbus A320 në afërsi të Seyne-les-Alpes, Aplet franceze, 26 mars 2015

Mbetjet e aeroplanit Airbus A320 në afërsi të Seyne-les-Alpes, Aplet franceze, 26 mars 2015

Familjarët e 150 viktimave që ndërruan jetë si pasojë e rrëzimit të aeroplanit të Germanwings, vitin e kaluar, po e shënojnë një vjetorin e humbjes së më të dashurve të tyre.

Incidenti ndodhi pasi njëri prej pilotëve e kishte përplasur aeroplanin në Alpet Franceze.

Familjarët janë mbledhur në një fshat në afërsi të skenës ku ndodhi tragjedia, për ta shënuar 1 vjetorin e saj.

Fluturimi në fjalë ishte nisur nga Barcelona për në Dusseldorf të Gjermanisë, kur piloti ndihmës, Andreas Lubitz, e kishte ngujuar pilotin kryesor jashtë kabinës dhe kishte filluar lëshimin e aeroplanit. Raportet e trupit hetues thonë se ai mund të ketë vuajtur nga depresioni.

XS
SM
MD
LG