Ndërlidhjet

logo-print

Shkëmbim batutash mes Lavrovit dhe sekretarit Kerry


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë takimit të sotëm, 24 mars, 2016

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë takimit të sotëm, 24 mars, 2016

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka uruar ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrovit ditëlindjen, duke i thënë me shaka që t’i respektojë më të vjetrit.

Derisa dyshja po uleshin sot në Moskë për bisedimet për krizat në Siri dhe Ukrainë, Kerry tha se shpreson që ditëlindja e 66-të e Lavrovit, e shënuar më herët këtë javë, ti sjellë atij më shumë mençuri, gjatë bisedës së përbashkët.

“Faleminderit, John”, i është përgjigjur Sergei Lavrov Kerryt, i cili është 72 vjeç. “Por, nëse mençuria matet me numra të ditëlindjeve, atëherë nuk mund të shtyhem me ty”, ka thënë Lavrov.

Pastaj Kerry ia kthehu: “Me kusht që t’i respektosh më të vjetrit”.

“Absolutisht”, iu përgjigj Lavrov.

XS
SM
MD
LG