Ndërlidhjet

logo-print

Ish-zëdhënësja e Prokurorisë së Hagës ndalohet para vendimit për Karaxhiqin


Florence Hartmann

Florence Hartmann

Një ish-zëdhënëse e Prokurorisë së Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për krime në ish-Jugosllavi është ndaluar sot nga policia e gjykatës, në hyrje, para shpalljes së vendimit për ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiqin.

Florence Hartmann, e cila ka shërbyer për ish-prokuroren zviceriane, Carla Del Ponte, është dënuar për shpërfillje të gjykatës, për botimin e një libri të detajuar me materiale konfidenciale, lidhur me punët e brendshme të Tribunalit, dhe ishte obliguar që ta paguante një dënim.

Autoritetet në Francë, aty ku jeton ajo, kanë refuzuar që ta zbatojnë dënimin. Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga autoritetet e Tribunalit.

XS
SM
MD
LG