Ndërlidhjet

Gjashtë sportistëve rusë u heqen medaljet botërore dhe olimpike


Ilustrim
Ilustrim

Gjashtë sportistëve rusë pritet tu merren medaljet e fituara në Kampionatet Botërore dhe Evropiane të viteve 2010, 2011 dhe të Lojëra Olimpike të Londrës, të vitit 2012.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë tha sot se ajo kishte pranuar një ankesë nga Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës, lidhur me dënimet ‘selektive’ ndaj gjashtë sportistëve të atletikës, të cilët u shpallën fajtorë për doping.

Gjykata vendosi se agjencia ruse e anti-dopingut në mënyrë të gabuar kishte vendosur dënimet, që nënkuptonte se rezultatet e atletëve nuk do të anuloheshin dhe u lejonte atyre t’i mbanin titujt e mëdhenj.

Në vendim thuhet se gjashtë atletëve u janë anuluar rezultatet konkurruese për një periudhë të gjatë.

Vendimi nënkupton se Sergei Kirdyapkin do ta humbasë medaljen e tij Olimpike të vitit 2012. Pesë atletët e tjerë të dënuar janë Sergei Balukin, Valery Borchin, Vladimir Kanaikin, Olga Kaniskina, dhe Yulia Zaripova.

XS
SM
MD
LG