Ndërlidhjet

logo-print

Kerry thotë se bisedimet me Lavrovin ishte produktive


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, 24 mars 2016

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, 24 mars 2016

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se bisedimet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, për krizat në Siri dhe Ukrainë, kanë qenë “produktive”.

"Unë kam shpresë se këto takime në Moskë kanë potencial për ta definuar më tej rrugën, në mënyrë që konfliktin në Siri ta mbyllim sa më shpejtë që është e mundur. Ne gjithashtu duhet ta gjejmë një rrugë bashkëpunimi për sfida të tjera në rajon -- për paqe në Jemen, Libi dhe Lindje të Mesme. Duhet dëshmuar se dy shtete të fuqishme janë në gjende të gjejnë bashkëpunim gjatë viteve në vijim, pavarësisht dallimeve”, ka thënë ndër të tjera, sekretari amerikan Kerry.

Lavrov, nga ana tjetër, tha se ai kishte për qëllim të diskutonte “se si komuniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në Ukrainë”.

Ndërsa Kerry ka folur edhe për sulmet e Brukselit, duke theksuar urgjencën e angazhimit të të gjitha vendeve për ta ndalur këtë problem, të shkaktuar nga Shteti Islamik dhe kryengritjet e dhunshme.

Gjatë vizitës në Moskë, Kerry pritet të takohet edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ju mund ta lexoni dhe këtë:

Shkëmbim batutash mes Lavrovit dhe sekretarit Kerry

XS
SM
MD
LG