Ndërlidhjet

Jahjaga u takua me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Albright


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë një takimi në Prishtinë me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright. 
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë një takimi në Prishtinë me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua në Uashington me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca thuhet se Jahjaga dhe ish-sekretarja Albright diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe rajon.

Më tutje thuhet se presidentja Jahjaga e ka falënderuar ish- sekretaren amerikane të shtetit për bashkëpunimin dhe për angazhimin e saj të vazhdueshëm për Kosovën dhe avancimin e proceseve demokratike.

Nga ana tjetër, ish- sekretarja Albright e përgëzoi Jahjagën për punën e saj gjatë mandatit të saj në prezantimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe angazhimin për fuqizimin e demokracisë në Kosovë, thuhet, ndër të tjera, në komunikatë.

XS
SM
MD
LG