Ndërlidhjet

logo-print

Vdiq ish-futbollisti holandez Johan Cruyff


Johan Cruyff derisa ishte futbollist aktiv

Johan Cruyff derisa ishte futbollist aktiv

Ish-futbollisti i njohur dhe trajneri holandez, Johan Cruyff, i cili praktikisht pat bërë revolucion me konceptin e tij të “futbollit total”, ka vdekur në moshën 68 vjeçare.

Një zëdhënëse e familjes së tij, ka konfirmuar për agjencinë Associated Press se Cruyff ka vdekur sot.

Një përfaqësues i Fondacionit Cruyff në Barcelonë tha se ish-futbollsiti ka vdekur nga kanceri në mushkëri.

Johan Cruyff konsiderohej si njëri nga lojtarët më të mirë në botë i të gjitha kohërave.

XS
SM
MD
LG