Ndërlidhjet

Izrael: Janë vrarë dy palestinezë në Bregun Perëndimor


Ushtarët izraelitë gjatë një përleshjeje me protestuesit palestinezë në Hebron gjatë tetorit të vitit 2015

Ushtarët izraelitë gjatë një përleshjeje me protestuesit palestinezë në Hebron gjatë tetorit të vitit 2015

Izraeli thotë se dy palestinezë të pajisur me thika e kanë plagosur lehtë një ushtar izraelit në Bregun Perëndimor, ndërsa janë vrarë nga të shtënat e ushtarëve të tjerë izraelitë.

Ushtria tha se therrja e sotme me thikë ndodhi në qytetin Hebron, në kohën kur hebrentjë e shënojnë festën Purim.

Për këtë festë, Izraeli e ka shtuar sigurinë në Hebron dhe i ka mbyllur kufijtë në Bregun Perëndimor.

Këto masa të sigurisë, që i prekin dhjetëra mijëra punëtorë palestinezë, do të vlejnë deri pasnesër.

Nga vala e dhunës prej tetorit të vitit 2015, janë vrarë së paku 190 palestinezë dhe 28 izarelitë.

Autoritetet e Izraelit thonë se pjesa më e madhe e palestinezëve të vrarë kishin bartur thika, armë ose kishin sulmuar me automobila.

Të tjerët ishin vrarë gjatë protestave dhe përleshjeve, ndërsa ka pasur edhe të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

XS
SM
MD
LG