Ndërlidhjet

Izrael: Arrestohet ushtari që ka shtënë kundër palestinezit të shtrirë


Protestuesit palestinezë hedhin gurë kundër ushtarëve izraelitë gjatë një proteste të mëparshme në Hebron të Bregut Perëndimor
Protestuesit palestinezë hedhin gurë kundër ushtarëve izraelitë gjatë një proteste të mëparshme në Hebron të Bregut Perëndimor

Ushtria e Izraelit tha sot se është arrestuar një ushtar i cili është zënë në një video duke shtënë kundër palestinezit të lënduar, i cili ishte i shtrirë për toke.

Ushtria tha se incidenti ndodhi sot në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor, pasi dy palestinezë e therrën dhe e plagosën në ushtar izraelit, ndërsa u tha se ushtarët pastaj i vranë palestinezët.

Në një video të publikuar nga një grup humanitar izraelit, njëri prej sulmuesve duket se ishte ende gjallë, pas të shtënave të para. Në video, që ishte incizuar nga një vullnetar palestinez i këtij grupi, shihet se palestinezi i plagosur ishte i shtrirë në tokë duke e lëvizur ngadalë kokën, raporton AP nga Jerusalemi.

Ushtria izraelite tha se incidenti kishte filluar të hetohej para se të paraqitej videoja.

XS
SM
MD
LG