Ndërlidhjet

logo-print

Trupat siriane kanë hyrë në qytetin historik Palmira


Pamje e shenjës ku tregohet drejtimi për në qytetin Palmira

Pamje e shenjës ku tregohet drejtimi për në qytetin Palmira

Televizoni shtetëror i Sirisë ka raportuar se forcat qeveritare kanë hyrë sot në qytetin historik Palmira, i cili prej majit të vitit të kaluar, ishte i okupuar nga militantët e Shtetit Islamik.

Trupat siriane kanë qenë në ofensivë disaditëshe në përpjekje për marrjen e qytetit, në të cilin gjenden disa nga lokalitetet më të njohura arkeologjike në botë.

Por, shumë relikte të epokës romake në Palmira, përfshirë Tempullin Këmbana, të vjetër 2 mijë vjet, dhe Harkun Triumfal, janë shkatërruar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha sot se aeroplanët e saj i kanë qëlluar caqet rreth Palmirës, në mbështetje të ushtrisë së Sirisë.

Ushtria e Rusisë ka njoftuar se në periudhën ndërmjet

20-23 marsit, nga aeroplanët luftarakë rusë janë goditur 146 caqe, me ç’rast janë vrarë 320 militantë.

XS
SM
MD
LG